Veprimtari ilegale në derë të institucioneve të sigurisë, çfarë dihet për qendrën serbe që kamuflohej si OJQ

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka zhvilluar dje aksion në zyrat e një organizate joqeveritare e vendosur në një aneks të Stacionit Policor “Qendra në Prishtinë”, ku dyshohet se janë kryer veprimtari të jashtëligjshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se objekti që u bastis afër Stacionit policor në Prishtinë ka qenë i një organizate joqeveritare.

Aktiviteti i organizatës “Centar za Mir i Toleranciju Pristina”, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Ai ka thënë se të mërkurën janë informuar për aktivitet të dyshimtë të OJQ-së “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” – e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra.