“Veriu, tokë e askujt” / Blerim Latifi: Rama po përzien rolin e opinionistit dhe kryeministrit

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në pressing të T7 se termi ”tokë e askujt“ e përdorur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, referuar veriut të Kosovës gjatë një interviste për Financial Time është shumë problematik.

Latifi problemin me këtë term e trajton duke e shpjeguar se për ”tokën e askujt“, të gjithë palët kanë të drejta legjitime që ta pronësojnë.

Në këtë mënyrë, ai kritikoi Ramën për këtë përdorimin e këtij termi, pasi mund të kuptohet siku ”Kosova po shkon si pushtuese në atë tokë për të shtirë rend e ligj“.

Kështu, Latifi tha se Rama po e luan funksionin e opinionistit, duke thënë se ai është kryeministër i Shqipërisë.

“Edi Rama është duke i ngatërruar dy funksione, funksionin e opinionistit dhe funksionin e kryeminsitrit. Si duket po ka shumë dëshirë me bë analiza, e lexova intervistën e Financial Time që e pati. Shiko analistit të pavarur i lejohet me operu me kësi terma, si gazetar, opinionist shkoj në veri e bëjë një reportazh dhe them kjo tokë është e askujt. Ai është një kryeministër që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministrat nuk operojnë me opinione, por me dokumente zyrtare në mes shteteve”, ka thënë Latifi.