Vërshimet në Rahovec: Qeveria e Zvicrës ndihmon 100 fermerë që u dëmtuan

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (Food and Agriculture Organization – FAO, financuar nga Qeveria e Zvicrës këtë vit ndihmon fermerët e komunës së Rahovecit te cilët janë prekur nga vërshimet e muajit janar të këtij viti.

Organizata (FA0), do të shpërndaj kuponë me një shumë simbolike për 91 fermerë të cilët do t’i shfrytëzojnë për kompensim nga dëmet sipas nevojave të tyre për produkte bujqësore.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se komuna nuk ka mundësi t’i mbuloj dëmet bujqësore për shkak se nuk ka fonde të mjaftueshme.

Latifi falënderoj Organizatën (FAO) dhe qeverinë zvicerane për këtë mbështetje, të cilën e konsideroi ndihmesë të nevojshme për fermerët e Rahovecit.

Ai po ashtu tha se janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi(FAO).

Ndërsa, zëvendësdrejtori për bashkëpunim nga Zyra e Zvicrës, Laurent Torche tha se përmes kësaj ndihme për bujqit në komunën e Rahovecit dëshiron të sigurojë mirëqenie dhe kapacitet të produkteve bujqësore.

Torche tha po ashtu se Zyra e Zvicrës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë e Kosovës. Teksa shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën edhe në vitet në vazhdim.