Vetdorëzohen edhe dy anëtarët e familjes Likaj të dyshuar për plagosjen në Prizren

Janë vetdorëzuar në Polici sot edhe dy të dyshuar për plagosjen në Prizren që disa ditë më parë në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personat kërkohen , për veprën penale Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’ e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.

“Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 03.06.2024 rreth orës 14:40 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.

1. Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës.
Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur.
Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!
Policia e Kosovës ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.