Vetëm këtë fundjavë 60 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri

Destianacioni i parë për pushime në bregdet, për kosovarët vazhdon të jetë Shqipëria. Pavarësisht që u raportuar për ngritjen e çmimeve në bregdetin shqiptarë, 60 mijë qytetarë nga Kosova kanë udhëtuar për në Shqipëri vetëm këtë fundjavë.

A2CNN ka raportuar se pushuesit nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri me mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobus.

Mirëpo kosovarët janë duke u ballafaquar me pritjen në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, si edhe mbrëmja e kësaj të diele u shoqëruar me kolona të gjata në hyrje të Kosovës, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi.

Mediumi nga Shqipëria, ka njoftuar se edhe muaji korrik është mbyllur me bilanc pozitiv krahasuar me një vit më parë.

Mesatarja javore, sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, gjatë korrikut deri në 50 mijë shtetas të Kosovës, pa llogaritur edhe nga vendet e rajonit që kanë hyrë në vendon tonë përmes doganës së Morinit.