Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali, ku një veturë ka goditur për vdekje një person.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është mashkull 34-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Arrestohet boshnjaku për krime lufte, dyshohet për kryerjen e masakrës së Staradamës në Istog