Vidhen pajisje mjekësore në një ordinancë në Pejë

Një person në Pejë ka raportuar se disa persona kanë hyrë në ordinancën e tij dhe kanë vjedhur pajisje mjekësore.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime dhe e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”.