Vikingur Gota, ekipi nga fshati me 656 banorë që po luan në kualifikueset e Conference League

Me vetëm 656 banorë, fshati Gota është vendi më i vogël i përfaqësuar në futbollin evropian këtë sezon.

Vikingur Gota fitoi raundin e parë të kualifikimeve për Conference League, pasi mposhti ekipin e Europas nga Gjilbratari me rezultatin minimal 1:0.

Sonte, ky ekip, Vikingur nga fshati Gota luan në raundin e dytë kualifikues.

Ata do të përballen me ekipin e Dunajská Streda nga Sllovakia në shtëpi nga ora 19:00.

Por një vend edhe më i vogël përfaqësonte Ishujt Faroe jo shumë kohë më parë. EB/Streymur (320 banorë) madje fitoi një ndeshje kualifikuese të UCL në edicionin 2013/14.