Viktima në Brezovicë është shtetase e huaja, humbi kontrollin teksa po skijonte

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Brezovicë. Një ortek bore ka rrëshqitur në Qendrën e Skijimit rreth orës 16:00, ku si pasojë e tij një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është shtetase e huaja, rreth 54-vjeçare.

Ajo dyshohet se teksa po skijonte ka humbur kontrollin duke devijuar pistën për në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.