Viktima që u gjet e vdekur në autostradën “Arbër Xhaferi” është 23-vjeçe nga Ukraina

Vajza që u gjet sonte pa shenja jete në autostradën “Arbër Xhaferi”, sipas burimeve, bëhet fjalë për një shtetase ukrainase (emër i njohur për redaksinë), e moshës 23-vjeçe.

Policia e ka konfirmuar se e reja u gjet e shtrirë në rrugë sonte rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë, km i 24-të.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Më urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.