Vinçi ndaloi së funksionuari, teksa vetura i ra mbi – vdes një person në Isniq të Deçanit

Një person ka humbur jetën në Isniq të Deçanit, pasi vinçi dështoi së funksionuari e vetura i ra mbi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, përcjell lajmi.net.

Bëhet e ditur gjithashtu se trupi i të ndjerit tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura.

Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”.