Viola von Cramon: Vuçiq diskrediton BE-në dhe në anën tjetër i merr paratë

“Për herë të parë kemi një situatë gjeopolitike aq të favorshme saqë edhe kritikët e zgjerimit të BE-së kanë arritur në përfundimin se zgjerimi është i nevojshëm”, thotë Viola von Cramon, deputete e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian.

“Teorikisht, parakushtet për zgjerim nuk mund të ishin më të mira. Dhe tani ne i kemi edhe paratë në dorë”, thotë Von Cramon, duke kujtuar se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar së fundmi Ballkanin Perëndimor dhe se siç thotë ajo, “ajo po përpiqet të heqë qafe. ato para”, raporton “Deutsche Welle”.

Ajo kujton se Gjermania është një nga investitorët më të mëdhenj në Serbi dhe për këtë arsye në dhjetë vitet e fundit janë krijuar mijëra vende pune.

Por ajo shton se kjo i mundësoi Vuçiqit të çimentonte fuqinë e tij politike duke bërë që prej vitesh ai po ashtu të diskreditonte BE-në e nën anën tjetër të merrte paratë.

“Kjo krijoi prosperitet ekonomik, por gjithashtu i mundësoi Vuçiqit të çimentonte fuqinë e tij politike”. Ne do të duhej të përfitonim nga kjo. Do të duhej të futeshim shumë më tepër politikisht dhe të themi: Ne presim këtë dhe atë nga ju. Dhe kjo duhet thënë para kamerave”.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë”, thotë Von Cramon, “që Vuçiq është ai që kontrollon shtypin dhe se prej vitesh ai ka lejuar që Bashkimi Evropian, për ne në Perëndim, të diskreditohet vazhdimisht. Dhe ai mori paratë”.

“Ai tani po shkon në Kinë, ndërsa të gjithë të tjerët po takohen në Tiranë dhe në të njëjtën kohë”. Nuk mendoj se duhet duruar. Nëse dikush nuk është i interesuar për Bashkimin Evropian, atëherë ai mund të vazhdojë të luajë pa Bashkimin Evropian, por atëherë nuk i duhen as paratë. Dhe ne e dimë se  varet nga ato para. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se duhet ta përdorim atë kartë dhe atë instrument shumë më tepër”, thotë Viola von Cramon. /Reporteri.net/