Vjedhje e rëndë, hajnat hyjnë në një shtëpi dhe marrin stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë.

Sinjali mëson se mbrëmë persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në të cilën momentalisht nuk ndodhej askush e më pas kanë depërtuar brenda ku kanë arritur që të marrin stoli ari.

Sipas burimeve, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 5 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa po punohet që të identifikohen personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.