“Vjen dikush nga Brukseli”, Bislimi e paralajmëroi vizitën e Lajçak javën e kaluar tha se do të flitet për masat e BE’së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e pati paralajmëruar javën e kaluar vizitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian ai tha se të martën (30 janar), do të vijë dikush i rëndësishëm nga BE-ja me të cilin do të flasin edhe për masat e vendosura ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë. Takimet po vazhdojnë, këtë të marte do të kemi prapë vizitë nga dikush nga Brukseli në Prishtinë”, ka thënë ai, pa e zbuluar se ky person do të ishte pikërisht Lajçaku.

Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet në orën 15:00.