Vjen lajmi i fundit nga Qeveria për Projektligjin për Pagat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik ka dalur për diskutim publik.

Për 3 javë Projektligjet në fjalë do të jenë në diskutim dhe priten komente e sygjerime nga të gjitha palët e interesit.

“Të nderuar qytetarë,
Siç deklarova në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Kurti, nga sot janë vendosur në platformë për diskutim publik Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik.
Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre.
Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme” shkruan Sveqla në njoftim.