Vjen një tjetër reagim i fundit për çështjen e Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një intervistë për IndeksOnline foli për trustin i cili do të procedohet në kuvend javën e ardhshme, fillimisht në komision pastaj në seancë për lexim të parë.

Haxhiu akuzon qeverinë për mos përfshirje në këtë iniciativë, si dhe theksojë se Qeveria ka kohë deri të premten të jep mendimin e saj.

“Tani ka 3 javë që projektligji nga kryesia e kuvendit është dërguar në Qeveri për mendim deri të premten ka kohë qeveria që të jap mendimin e saj për projektligjin, me apo pa mendimin e qeverisë projektligji nga java e ardhshme vjen në kuvend për trajtim në procedura parlamentare. Fillimisht do të shkojë në komisionin për të drejtat e njeriut dhe peticione dhe pastaj do të kthehet në seancë të kuvendit për lexim të parë. Qeveria do të duhej të ishte më pro aktivë sa i përket kësaj iniciative tan nga qytetarët me 21.300 nënshkrime, pra është një projektligj i cili ka marrë mbështetjen e madhe qytetare, ku qytetarët për 8 ditë kanë grumbulluar më shumë se 21 mijë nënshkrime dhe kanë prodhuar në kuvend. KQZ-ja i ka verifikuar nënshkrimet dhe projektligji tani më i plotëson të gjitha kushtet procedurale dhe ligjore për t’u trajtuar në seancë të kuvendit vetëm është pritur edhe mendimi i qeverisë. Qeveria do të duhej të ishte më pro aktivë që mos të jepte mendimin në ditën e fundit”, ka deklaruar Haxhiu.

Deputeti i PDK-së deklaroi se trusti për 7 muaj trusti ka humbur një vlerë prej 161 milionë euro pasi qeveria ka tërhequr 500 milionë investime të tyre. Si dhe theksojë se është në dëme të interesit të taksapaguesve.

“Koha ka treguar që qëndrimi i qeverisë para kësaj radhe ishte i gabuar, sepse kriza është e madhe dhe trusti për 7 muaj ka humbur 161 milionë euro, ndërsa sipas raportimit të fundit dhe anëtareve të bordit të trustit ka rezultuar që ata kanë tërhequr 500 milionë të investimeve të tyre dhe kjo ka treguar një pasiguri të vetë trustit por edhe një dëme të interesit të taksapaguesve tonë dhe atyre që kanë kursime në trustë, sepse duke ditur që inflacioni është 19.2% dhe të tërheqësh 500 milionë euro nga trusti dhe t’i mbashë të bllokuar, mos t’ia shpërndash qytetarëve të tyre është humbje e madhe, humbje e dyfishtë është përshkak të vlerësimit të parasë dhe pamundësisë që qytetarët të shfrytëzojnë paratë e tyre”, theksojë Haxhiu.

Haxhiu bëri të ditur se qeverisë i është ofruar tërheqja 30% e trustit, pastaj të punojnë në reformën pensione së bashku.

Ai tha se Kosovës ju përshtatët modeli gjenerata të paguan gjeneratën, pasi rezultojnë që Kosova ka një popullatë të re.

“Trusti janë kursime individuale të cilat ruhen në një llogari bankare këtë rast të trustit, nuk është fond pensionale i mirëfilltë, ne i kemi ofruar që fillimisht të mbështetjen qytetarët me tërheqjen e 30% të trustit dhe të punojmë bashkë në reformën pensionale, sepse tani janë pjekë kushtet që të kemi fond pensional të Kosovës i cili do të ishte i garantuar me modelin që gjenerata të paguan për gjeneratën. Dhe ju si gazetare që kur te dilni në pension bazuar në kontributin tuaj që keni bëre të merrni pensionin bazuar në pagën të cilin e keni pas. Ky është model i cili i përshtatet Kosovës sepse ne kemi një popullatë të re pasi vetëm mbi 5% e qytetarëve janë mbi moshën 65-vjecare. Kjo duhet të ndodhi më një reformë të sisteme pensionale e cila edhe ishte premtuar sa ishte vetëvendosje në opozitë, mirëpo që tani nuk po i përmbahet atyre premtimeve ”, vijojë Deputeti Haxhiu.