Von Cramon: Gjermania të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë

Eurodeputetja Viola von Cramon ka kërkuar nga Gjermania që të dërgojë më shumë trupa ushtarakë në Kosovë.

Ajo, me anë të një shkrimi në X, ka bërë të ditur se kjo është e nevojshme që të mbrohen të gjithë qytetarët në Kosovë.

“Vendim i rëndësishëm është ai i Britanisë së Madhe për të vendosur 200 trupa ushtarakë për të përforcuar NATO-n dhe KFOR-in në terren”.

“Gjermania duhet të vendosë më shumë trupa për të siguruar paqen dhe për të mbrojtur të gjithë në Kosovë, ku KFOR-i i udhëhequr nga NATO-ja mbetet jetik”, ka thënë Von Cramon.