Voziti gati dyfish më shumë se shpejtësia e lejuar, gjobitet me 300 euro shoferi në Ferizaj

Një shofer në Fshatin e Vjetër të Ferizajit, është dënuar me 300 euro dhe tri pikë negative si dhe masë mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ai ka vozitur 146 km/h në vendin me shpejtësinë e lejuar 80 km/h.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 12.03.2024 rreth orës 21:52 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt kanë ndaluar shoferin S.G (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 80 km/h ka zhvilluar shpejtësi 146 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajit ka bërë apel të shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.