Voziti në autostradë pa e siguruar fëmijën në ulëse, gjobitet shoferi

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka identifikuar dhe gjobitur shoferin, i cili ka drejtuar automjetin pa e siguruar fëmijën në ulëse.

Sipas njoftimit, përveç gjobës shoferit i është ndaluar edhe drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Drejton automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë! Në bazë të video-incizimeve të publikuara në media, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili gjatë drejtimit të automjetit nuk ka siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, i njëjti është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në komunikatën për media.