Sot në orën 17:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të protestohet për rastin e vrasjes së 21 vjeçares në Ferizaj.
Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
21 vjeçarja u vra të premten në Ferizaj. I dyshuar për rastin është ish burri i saj, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.