Vrasja e Triumf Rizës: Një muaj paraburgim për Ilir Avdullahun

Ilir Avdullahu, i njohur me nofkën “Liza” është arrestuar të dielen në Batllavë të Podujevës.

Ai ishte në arrati për 16 vjet, dhe dyshohej se kishte marrë pjesë në vrasjen e policit Triumf Riza.

Ndërkaq sot, Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar atij një muaj paraburgim, pas kërkesës nga Prokuroria Speciale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe ka vlerësuar se përmbushet kriteri nga neni 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale për të cilën sipas ligjit parashihet dënim i lart burgimi, duke shtuar faktin se i pandehuri nga viti 2008 ka qenë në arrati, andaj bazuar në të kaluarën e të pandehurit dhe sjelljen e tij ne raport me organet ligj zbatuese, gjykata konsideron se nëse i njëjti gjendet në liri, ekziston rreziku që të arratiset dhe të bëhet i pakapshëm për organet e drejtësisë, andaj konstatoi së masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale, në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës