Vrasja me snajper në Vlorë, viktima ishte djali i ish-anëtarit të bandës së njohur

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme, ku 22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me armë zjarri tip ‘snajper’, sapo doli në ballkonin e banesës së tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Dy vite më parë më 3 janar, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit.

Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

Po ashtu mësohet se viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait, e cila operonte në vitin 1997 në Vlorë dhe ishte kundërshtare e bandës së Zani Caushit.

I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, i ati i viktimës, Sokol Sinomati ka qenë për rreth 16 vite në burg dhe është liruar në vitin 2014.