Vuçiq i adresohet sot popullit serb pas përballjes me heroinat e Kosovës në OKB

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do t’i drejtohet sot popullit serb ku do të flasë për situatën në Kosovë, pas kthimit nga New Yorku ku mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë këtij adresimi që mbahet nga ora 18:00, Vuçiq do të flasë edhe për rezolutën e Srebrenicës.

Vuçiq në seancën e 22 prillit të KS të OKB-së u ballafaqua me katër heroina të Kosovës të cilat u përfaqësuan nga presidentja Vjosa Osmani.

E para e shtetit të Kosovës, i përmendi historitë e tyre, që janë të mbijetuara nga lufta e vitit 1999.

Osmani mes tjerash i tha Vuçiqit se duhet t’u kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë, duke përmendur katër heroinat Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin.