Vuçiq insiston në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka qëndruar për vizitë sot në Beograd.

Ai ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit me Lajçakun, Vuçq tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe respekt për gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.

Më tutje është bërë e ditur se Vuçiq ka ripërsëritur se Serbia avokon për deeskalim, paqe dhe stabilitet, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Gjatë takimit të sotëm, Vuçiq insistoi në formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe u diskutuan tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratë./