Vuçiq kapet me gazetaren serbe pas pyetjes që ajo ia bëri për uniformat e terroristëve serbë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu drejtuar mbrëmë publikut për ngjarjet në Kosovë, ka akuzuar gazetaren eN1, Sanja Sovrliq se ka insinuatuar se Serbia është fajtore për atë që ndodhi dje në Veri të Kosovës.

Pas fjalimit të presidentit, gazetari i N1 pyeti nëse ka ndonjë informacion për sulmuesit që vranë policin e Kosovës dhe se uniformat e kujt i kishin veshur dhe nga i kishin marrë ato.

Vuçiq u përgjigj se pyetja e gazetarit tonë ishte një insinuatë se Serbia ka siguruar armë dhe uniforma dhe “si e ka fajin Serbia”.

“Këto nuk janë uniforma të ushtrisë dhe policisë serbe. Ato blihen kudo në treg dhe mund të merren kudo, ashtu si armët”, ka theksuar Vuçiq.