Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një takim me serbët nga Kosova nga Brukseli ku po zhvillon takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Takimi është paralajmëruar të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, shkruan Novosti.
Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.
Lajm i mirë, procedohet për konsultime Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publikë