Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një konferencë, në prag të zbatimit të vendimit të Kosovës për dokumente dhe kthimit të targave ilegale në RKS.
Vuçiq ka thënë se situata asnjëherë nuk ka qenë më komplekse.
“Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sot, ata kanë marrë vendim për të imponuar gjëra që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë. Kanë dërguar njësitet speciale me 21 tonë karburant në Jarinje dhe Bërnjak me dëshirën për të ndaluar të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe”, u shpreh Vuçiq në konferencë, transmeton Nacionale.
Partitë me dallime për reformën zgjedhore, synohen ndryshime vetëm në administrimin e zgjedhjeve
Madje, ai bëri edhe një krahasim.
“Regjimi i Prishtinës po përpiqet që duke e bërë veten viktimë, të përfitojë nga situata në botë. Duke e luajtur kartën po i imponojnë popullit tonë në veri”, u shpreh Vuçiq.
Presidenti serb ka paralajmëruar bisedime me vendet e QUINT-it për këtë temë.