Vuçiq zemërohet me grekët për “tradhtinë” që pretendon se ia bënë për Kosovën: Turp, turp, disa nuk kanë kurriz

Dora Bakojani, raportuese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka arritur të zemërojë brenda pak ditësh presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq.

Presidenti i Serbisë gjatë fjalimit tw tij, i tha Bakojanës se duhet t’i vijë turp, duke thënë se për tre ditë ka ndryshuar mendimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Danas.

“Mjerim dhe turp. Dhe pastaj ajo kujtoi se as shpronësimi, as asgjë, manastiri i Deçanit, as fakti që serbëve u mohohet e drejta për të përdorur gjuhën serbe, se ata janë të ekspozuar në disproporcion brutal, forca është e rëndësishme për Asociacionin. Disa njerëz kanë shtyllë në arenën ndërkombëtare, e disa nuk kanë asgjë”, tha Vuçiq.

Pak ditë më parë, për të njëjtën çështje, Bakoani zemëroi edhe shefin e diplomacisë serbe.