Vuçiqi takohet me kryetarin e parlamentit të Irakut, e falënderon për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur sot kënaqësinë e tij për takimin me kryetarin e Kuvendit të Irakut, Muhammad El Halbusin.

Me El Halbusin ai ka biseduar për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Irakut, si dhe situatën aktuale në Ballkani Perëndimor dhe Lindja e Mesme, domosdoshmërinë e dialogut në kuadrin e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se falënderon Irakun për qëndrimin e tij konsistent në lidhje me Kosovën.