Vulin në listë të zezë, vjen reagimi i Ambasadës së SHBA në Beograd

Ambasada e ShBA-së në Beograd ka reaguar pasi drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

Sipas ambasadës amerikane, një vendim i tillë nuk ka për qëllim institucionet e Serbisë.

Po ashtu, ambasada tha se ShBA-ja është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.

“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas Thesarit amerikan, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

“Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim.