Walker në Reçak: Ju tani keni një Republikë të Kosovës, jam krenar për ju

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë ka bërë homazhe sot në Reçak në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Walker, ka thënë se demokracia e Kosovës ka ardhur nga sakrifica e shumë djemve të fshatit.

William Walker, ka thënë se disa nga banorët e këtij fshati janë miqtë e tij tash e 25 vite që kur ka ndodhur Masakra e Reçakut.

“Është një histori e mrekullueshme për të cilën populli i këtij fshati fatkeqësisht është dashur të sakrifikojë shumë djem të fshatit. Ju tani keni një Republikë të Kosovës, një president, një kryeministër, një demokraci plotësisht funksionale dhe jam shumë krenar që jam këtu me ju në këtë vend që do të thotë shumë për mua, për popullin e Reçakut dhe për të gjithë Kosovën”, ka thënë Walker.

Ai ndër të tjera ka shtuar se kjo është hera e parë e tij që e viziton Reçakun me bastun dhe probleme shëndetësore por përsëri dëshira për të qenë në Reçak është e madhe.