Xhemat i dalldisur: 55-vjeçari që dikur ishte hoxhë, sot këtë punë e quan “primitive”, thotë se Zoti është shqiptar

Zekrija Idrizi është një teolog e shkrimtar, ish-imam. Ai jeton në Gjermani. Nuk ka ngurruar të kundërshtoj hoxhallarë si Shefqet Krasniqi, Mazllam Mazllami etj.

Ai në një intervistë për gazetaren Leonora Kolukaj, tregon se ka shërbyer si imam në Zvicërr e Gjermani. Por, storja e tij fillin në momentin kur nga gazetarja pyetet se “pse më nuk jeni imam?”.

Ai ka thënë se është problem të punohet me njërëz fanatik e të dalldisur. Punën e imamin e ka quajtur “punë primitive”. Pastrimin e kufomash, e ka quajtur fatale, pasi sipas tij është primitivizëm, të sigurohet buka e gojës nga vdekja.

Ai ka thënë se fare nuk e praktikon më fenë islame. Idrizi ka thënë se e beson Zotin, por se sipas tij Zoti është shqiptar.

Ligjeratat e disa hoxhollarëve i ka quajtur të kota, duke marrë shembull ligjeratat për urinën e deves. Ai beson se këto tema janë absurd të diskutohen.

Ndiqeni shpjegimin e tij: