Zahir Hamza, avokati nga Rahoveci që po fiton rastet më diskutabile juridike

Është nga Rahoveci, por tash e 15 vite jeton e vepron në kryeqytet.

Përveç pjesë e Odës së Avokatëve, ai njihet si një prej profesionistëve më të zotë në lëminë që operon, shkruan 07 Press.

Një nga rastet e fundit që ka triumfuar është edhe ai për kontraktat kolektive përballë komunës së Rahovecit.

Ai ka fituar edhe rastet e pagave të 13-ta për punëtorët shëndetësorë. Madje, kjo ka ngjarë pas një beteje pesëvjeçare, ndërsa akuzon Komunën e Rahovecit për mosrespektim vendimi, ani pse Supremja i ka dhënë të drejtë.

Kujtojmë, deri më tani asnjëherë nuk iu është paguar paga e 13 këtyre punëtorëve, por me angazhimin e Hamzës, kjo çështje veçse është kthyer në praktikë, duke u bërë i vetmi që ka triumfuar në këtë drejtim.

Redaksia ka parë edhe njërën prej lëndëve që po cilësohet tejet e suksseshme në karrierën e tij, jo vetëm nga pala mbrojtëse, por edhe personat që paditën organet komunale.

Një tjetër pikë e fortë e Hamzës është edhe kontributi për punëtorët shëndetësorë.

Hamza tashmë ka bërë bujë në krejt vendin lidhur me këtë çështje, teksa kërkesat për të janë enorme.

Më poshtë edhe njëri prej vendimeve: