“Zajednicë e përtej zajednice”, Dërguti: Fundi i deklaratës shpërfaq kapërcimin e madh të Kurtit

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili pas takimit në Bruksel ka thënë se është i gatshëm ta zbatojë secilin nën të Marrëveshjes së Ohrit.

Ajo ka bërë me dije se fundi i konferencës shpërfaq kapërcimin e madh.

Sipas saj, Kurti ka pranuar më shumë se “Zajednisë”

Zajednica nuk kalon? Ashtu siç kishin zakon të thoshin se fundi rikuptimëson fillimin, paskan vepruar njëjtë. Përtej titujve bombastik gjoja për mospajtimet në Bruksel (e që lidhen kryekëput rreth afateve të zbatimit) fundi i deklaratës shpërfaq kapërcimin e madh përmbajtësor. Zajednicë e përtej zajednice. Fleni tash dathun”, ka shkruar Dërguti në profilin e saj në “Facebook”.