Një sulm në Cetinje të Malit të Zi ka vrarë disa persona sot, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se ishte një konflikt familjar.
Sulmuesi ka mbetur i vrarë, ndërsa mes të plagosurve ka fëmijë dhe policë, shkruajnë mediat malazeze. Deri më tani nuk dihet se sa të vrarë apo të plagosur nga ky sulm.
Por siç shkruajnë mediat malazeze nuk bëhet fjalë për një konflikt mes klaneve kriminale, dhe personi që qëlloi civilë dhe policë u vra. Burri u qëllua me armë nga policia e cila po kryente një aksion në terren për të parandaluar masakrën e mëtejshme.
Pacolli: Kosova nuk guxon të bëjë asnjë hap me Serbinë pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare
Dan shkruan se sulmuesi nuk i ka lejuar shërbimet e urgjencës të ndihmojnë të plagosurit. Policia është në terren. Askush nuk ka folur ende zyrtarisht për këtë sulm.
Mediat kanë zbuluar identitetin e sulmuesit në Cetinje i cili vrau të paktën 11 persona. Ky është Vuçko Boriloviq, 34-vjeçari, i cili vrau të gjithë familjen dhe më pas doli në rrugë dhe sulmoi njerëzit. /Nacionale/