Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj fjalimit të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli në Kuvend, ku kërkonte kontroll të mediave nga qeveria.
Sipas Halimit, sulmet e pushtetit ndaj mediave, janë kthyer në mjet komunikimi politik.
“Gazetarët në Kosovë sot ballafaqohen me probleme nga më të ndryshme. Kërcënimet, shantazhet e madje edhe sulmet fizike janë bërë përditshmëri për punën e tyre. Mirëpo, përkundër sfidave të ndryshme, gazetarët e bëjnë të mundur jetësimin e vlerave fundamentale të lirisë së shprehjes.
Kongresi miraton Rezolutë për vëllezërit Bytyqi: Raporti SHBA-Serbi të varet nga zgjidhja e rastit
Falë sensit qytetar dhe guximit të tyre për të kritikuar, bëhen zëri më i artikuluar i problemeve që sot i kanë qytetarët e vendit”, ka shkruar Halimi.
“Derisa, fatkeqësisht sulmi ndaj medieve është shndërruar në mjet komunikimi nga pushteti politik. Praktikë kjo, e njohur, kur një qeverisje demonstron paaftësi, gjithmonë bartë problemin tek mediat.
Në shoqëritë demokratike mediat janë pasqyrë e qeverisjes së mirë, mirëpo, për partinë në pushtet është ballafaqimi i vërtetë i realitetit të hidhur, e cila vështirë të pranohet. Partitë në pushtet vijnë e shkojnë, por mediat mbesin kujdestare të vlerave të demokracisë”, përfundon postimi i saj.