Zemaj: Përmes draft-statutit të Asociacionit, Vuçiqi do ta kërkojë federalizmin e Kosovës

Pasiqë Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar draftstatutin e Asociacionit nga emisari i BE-s, Emisar Lajçak, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar Kurtin se ka rrëshqitur në agjendën e Vuçiqit.

Zemaj për RTV Dukagjini, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, përmes Asociacionit bazuar në këtë draftstatut mund të kërkojë federalizmin e Kosovës.

Ajo çka është gjenerale është kritikat që i kemi përcjellë, që i kemi pasur dhe sugjerimet që ne i kemi thënë zotit Kurti që je duke rrëshqitur në një agjende e cila nuk i ndihmon Kosovës, nuk i ndihmon fuqizimit të shtetit. Dhe je duke rrëshqitur në agjendën e Aleksandër Vuçiq, kur në një të ardhme të afërt ose të largët ka më kërkua federalizim të Kosovës përmes Asociacionit”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se ky draftstatut është i dëmshëm për Kosovën, për qytetarët e vendit dhe për raportet ndëretnike.

Mund të jetë draft më i mirë se si e lexon. Dhe mënyrën se si ka ardh seri te ky draft. Mund të jetë i mirë për të fatkeqësisht, po është i dëmshëm për Kosovës dhe qytetarët tanë. Por duhet të jetë i dëmshëm edhe për raportet ndëretnike”, ka theksuar Zemaj.