Zëvendësministri i Punëve të Jashtme takohet me Manuel Sarrazin

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti është takuar me Përfaqësuesin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Zëvendësministri Ahmeti i uroi mirëseardhje Sarrazin dhe e njoftoi atë me aktivitetet aktuale që po bën Kosova, në lidhje me anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, shkruan lajmi.net

U theksua veçanërisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu u bisedua edhe mbi bashkëpunimin e mundshëm rajonal.

Si përfundim Ahmeti e falënderoi Sarrazin për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ahmeti, takoi Përfaqësuesin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.

Më 27 shkurt 2024, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim Përfaqësuesin Special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.

Zëvendësministri Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi z. Sarrazin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës. Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal.

Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.