Zhbllokohen pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë e Merdarë

Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë e Merdarë janë zhbllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme sipas të dhënave të fundit të përditësuara.

Kujtojmë se të hënën këto tri pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave në territorin e Serbisë, andaj qytetarëve u ishte bërë thirrje të shfrytëzoheshin pikat e tjera kufitare.