Zhduken dy gra në Vushtrri, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra janë raportuar të zhdukura në Vushtrri në dy raste të ndara.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në rastin e parë “Më 22 qershor një grua është larguar nga shtëpia, e familjarët thanë se s’kanë njohur për vendndodhjen e saj”.

Ndërsa, më 24 qershor një grua u raportua e zhdukur në Policinë e Kosovës.

Teksa rasti i dytë, po ashtu në qytetin e Vushtrisë, thuhet se është raportuar se një grua është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për  vendndodhjen e saj. Rasti në hetime. Më 24.06.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e plotë policor.

Të dyja rastet po hetohen.