Zhvillimet në veri, presidentja Osmani shumë e qartë: Sovraniteti i Kosovës i pacenueshëm, veprimet e policisë të ligjshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit.

Ajo, përmes një postimi në “Facebook” ka shtuar se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i pacenueshëm dhe se duhet të mbrohet me të gjitha format.

Veç kësaj shtoi se veprimet e policisë janë legjitime.

“Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”, shkroi ndër tjerash Osmani.

Më poshtë edhe postimi i plotë: