Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë, Policia në vendin e ngjarjes

Një zjarr i madh dyshohet se ka kapluar një banesë në Fushë Kosovë.

Siç shihet në pamje, duket se zjarri ka kapluar një ndërtesë dhe shumë banor janë mobilizuar për ta lokalizuar zjarrin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët policor si dhe zjarrfikësit që po merren me rastin.