Zjarr në një klub nate në Stamboll, raportohet për 29 të vdekur

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Stamboll.

Klubi i mbyllur për punime rinovimi ndodhet në katin e parë të një pallati 16-katësh në lagjen Besiktas, në anën evropiane të qytetit.

Sipas mediave lokale, ka qenë një shpërthim “afër skenës” që ka shkaktuar zjarrin.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, u tha gazetarëve në vendngjarje se po hetohen shkaqet e zjarrit dhe besohet se viktimat ishin persona të përfshirë në punën e rinovimit.