Zjarri i madh në Pejë – marrin flakë edhe disa shtëpi

Një zjarr i madh ka zgjuar Pejën mëngjesin e së dielës, pasi një depo në rrugën “Gjergj Fishta” afër gjimnazit në Pejë është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se depoja e cila ka marrë flakë mbante një sasi të madhe të vajrave motorikë.

Sinjalizuesit të cilët vazhdimisht po dërgojnë pamje në adresë të Sinjalit, bëjnë me dije se zjarri është shpërndarë edhe në disa shtëpi tjera afër, ku sipas tyre tashmë janë përfshirë 4 shtëpi nga zjarri, raporton Sinjali.

Edhe Policia e ka konfirmuar që zjarri nuk është lokalizuar ende, derisa sipas banorëve, nuk është hera e parë që kjo depo përfshihet nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes janë njësitet policore dhe zjarrfikësit, derisa nuk raportohet për të lënduar dhe sipas Policisë, banorët janë evakuuar.