Zjarri në Suharekë, Muharremaj: Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja

Kreu i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pasi që një autoservis është përfshirë nga zjarri në fshatin Duhël të kësaj komune.

Muharremaj në Facebook ka shkruar se kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja.

Ai ka lutur të gjitha institucionet përkatëse që ta kenë parasysh këtë gjë.

Postimi i plotë:

Ju lutem

Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja.

Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh.

Rasti i sotëm në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale.