Zyrtare: Francisco Rivera rinovon edhe për një vit me Llapin

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Francisco Riveran edhe për një vit.

Rivera ka vazhduar bashkëpunimin me Llapin edhe për një sezon, shkruan GazetaBlic Sport.

Edicionin e kaluar ai ka shënuar 8 gola dhe 2 asistime në 31 paraqitje.

Ja postimi:

“Francisco Rivera rinovon edhe për një vit me Llapin.
Mesfushori ofensiv më i vlerësuar në Superligë, meksikani Francisco Rivera ka vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për edicionin e ardhshëm.
Ky rinovim me Riveran është i mirëseardhur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Budućnost Podgoricës që skuadra jonë do ta zhvilloi më 14 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rivera ishte ndër futbollistët më të mirë të ekipit tonë në stinorin e kaluar duke arritur të zhvilloj 31 paraqitje, 8 gola të realizuar e 2 asistime në gjithsejt 2.313′ minuta të zhvilluara.
Vizioni i lojës nga Rivera, mençuria e tij dhe qetësia para golit janë disa nga karakteristikat që e bëjnë atë ndër mesfushorët më të mirë në Superligën tonë.
Vazhdojmë SUPER RIVA”
, shkruan KF Llapi.