Zyrtarja e USAID: Mbështetja për Kosovën s’lëkundet përkundër mosmarrëveshjeve me qeveri të caktuara

Ndihmës Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin E. McKee tha se përkushtimi i USAID-it ndaj popullit të Kosovës do të mbetet i palëkundur, pavarësisht që mund të ketë raste të mosmarrëveshjes me “qeveri specifike”.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri specifike, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, u shpreh McKee.

Në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ajo tha se është e kënaqur me progresin e Kosovës dhe se vendi po bën përparim të madh në krijimin e mundësive ekonomike për të gjitha komunitetet, veçanërisht për gratë dhe sipërmarrësit e nga pakicat.

Kosova po bën përparim të madh në krijimin e mundësive ekonomike për të gjitha komunitetet, veçanërisht për gratë dhe sipërmarrësit e nga pakicat. USAID-i është i përkushtuar në ndërtimin e aftësive të nevojshme për të shfrytëzuar frymën e tyre sipërmarrëse për t’u bërë lider në sektorin privat të Kosovës dhe për të çuar përpara potencialin për të zhbllokuar atë prosperitet që ne e dimë që Kosova duhet t’i ofrojë jo vetëm vetë Kosovës, por gjithë rajonit, dhe sinqerisht, mbarë Evropës. Isha gjithashtu e kënaqur që takova gratë lidere kosovare dhe festova Ditën Ndërkombëtare të Gruas disa ditë më herët, dhe Muajin e historisë së grave, mbrëmë në një tubim që u organizua nga ambasadori Hovenier dhe këto gra të mrekullueshme, nëpunëse civile, avokate dhe gjyqtare, përfaqësuese të sektorit privat, ligjvënëse, inxhiniere, përveçse nëna dhe bashkëshorte janë vërtet të shquara në punën e tyre të palodhshme për të bërë një ndikim pozitiv në sektorët e tyre dhe në vendin e tyre. Ishte vërtet frymëzuese. Këtë vit, siç përmendi presidentja, USAID-i do të shënojë 25 vjetorin e partneritetit tonë me popullin e Kosovës. Rrugëtimi zhvillimor i Kosovës ka qenë disi i jashtëzakonshëm”, tha McKee.