Trajneri i Senegalit “kërcënon” Holandën: Shekulli i 21 është i futbollit afrikan

Aliou Cissé, trajner i Senegalit, do të debutojë sot kundër Holandës në Botërorin e tij të tretë (i dyti radhazi). Në Kupën e Botës “Rusi 2018”, senegalezët u eliminuan që në fazën e grupeve.

46-vjeçari ka dhënë një intervistë për gazetën Volkskrant (holandeze), duke thurur elozhe për futbollin holandez. Sa u përket ambicieve të ekipit të tij, deklaroi:

“Organizimi ynë më i mirë ka sjellë rezultate më të mira, që do të thotë se pritshmëritë janë më të larta. Vetëdija se duhet të fitosh për vendin tënd është e rëndësishme. Kudo që shkoj e kuptoj se ëndrra për fitimin e Kupës së Kombeve të Afrikës më në fund u bë realitet”.

Senegali fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë në fillim të këtij viti, duke mundur Egjiptin.

“Për shkak të atij rezultati, pritshmëritë për Kupën e Botës janë përsëri më të larta. Në shekullin e 20-të, futbolli u përkiste brazilianëve. Beteja jonë është të dëshmojmë se shekulli i 21-të i përket futbollit afrikan. Se ne jemi mjaftueshëm të aftë për të fituar garat dhe për të nxjerrë trajnerët më të mirë. Pra, aftësia është më e rëndësishme se ngjyra e lëkurës apo origjina. Në Kupën e fundit të Kombeve Afrikane, 11 nga 24 trajnerë ishin afrikanë. Kështu që unë mendoj se ky është një zhvillim.”/Supersport/