U tha se e rrahu për vdekje babain e tij, flet Milazim Avdiu

Milazim Avdiu, ka deklaruar për televizionin se babai i tij, Izeti, vdiq nga sulmi në zemër.

Më herët gjatë ditës u raportua se 76-vjeçarit iu shua jeta pas dhunës që u ushtrua në të nga biri i tij.

Top 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Informacionet e pavërteta për vdekjen e Izetit, sipas djalit të tij, ia rënduan dhimbjen familjes Avdiu, në të cilën, siç tha Milazimi, nuk pati asnjëherë dhunë.

Gjithnjë sipas tij, askush nga këtu nuk raportoi për diçka të tillë, në polici, ndonjëherë për ata që shpërndanë dezinformata, këta po mendojnë edhe padi.

Policia nuk hapi rast për këtë që ndodhi, pasi mjeku konstatoi se i ndjeri vdiq natyrshëm.

Trupi i 76-vjeçarit do të prehet në varrezat e Brodit.