Agresioni në Banjskë, Kuvendi miraton deklaratën në mbështetje të rezolutës së PE-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot deklaratën në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Në sallë ishin 88 deputetë gjithsej, prej të cilëve 86 votuan në favor të deklaratës, raporton Klan Kosova.

Kujtojmë se më 24 shtator, një formacion ushtarako-policor serb kreu një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë një rreshter i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.